Përmbytje në Fier: lumi Vjosa sot tek ura e Mifolit

Lumi i Vjosës ka shtuar prurjet e ujit pas mesit të natës dhe niveli i tyre në urën e Mifolit i kaloi shtatë metrat. Fotot e mëposhtme janë bërë sot. 

Shkak janë bërë sasitë e mëdha të reshjeve të rëna jo vetëm në qarkun e Fierit, por edhe në qarkun e Gjirokastrës në kufi me të. 

SYRI TV citoi banorë të zonës që thanë se tregu i gjësë së gjallë nga ana e Vlorës, në Mifol, u përmbyt dhe rrezikohen dhe dy shtëpi. 

Nga ana e Fierit, ujërat e lumit kanë mbërritur deri afër trasesë së linjës hekurudhore Fier – Vlorë.