VIDEO/ Lumi Ishëm përmbyt 5000 hektarë tokë, 50 banesa të rrethuara nga uji
Lumi ishem permbyti diten e djeshme me mijera hektarë tokë në disa fshatra të Fushkrujës dhe të njësisë administrative Ishëm.
Reshjet e shiut pushuan gjatë ditës dhe uji filloi të tërhiqej deri rreth orës 22 të darkes, niveli ra ndjeshëm.
Por reshjet e dendura rifilluan dhe niveli i lumit filloi te ngrihej frikshëm.
Aktualisht jan rreth 5000 hektare toke bujqesore nën ujë në fshatrat, Derven, Luz, Bilaj, Murqinë, Mallkuc dhe një siperfaqe përafërsisht e tillë dhe në fshatrat fushore të njësisë adm. Ishem.
Dhe pse niveli i ujit është më i lartë se ditën e djeshme deri tani nuk raportohet që uji të ketë hyrë nëpër banesa por jan mbi 50 banesa dhe disa biznese të rrethuara nga uji.
Jan te bllokuara nga uji rruget e disa lagjeve si ajo e lagjes fundore ne fshatin murqine, rruga e gjokejve ne derven, etj..