Video virale/ Panda nuk lejon rojën e kopshtit zoologjik të largohet

Fu Bao është panda e parë kineze që ka lindur në Korenë e Jugut.

 Ajo është gjashtë muajshe dhe jeton në kopshtin zoologjik Everland , në jug të Seulit.

 Ajo tashmë është bërë një yll i mediave sociale kur u kap për këmbët e rojes së objektit.

 Videoja është publikuar më 16 dhjetor 2020, dhe ka më shumë se  rreth 5 milion klikime në YouTube.

Fu Bao bëri shëtitjen e tij të parë në natyrë në fillim të janarit. 

Prindërit e saj, Ai Bao (7 vjeç) dhe Le Bao (8 vjeç), mbërritën në 2016 nga provinca kineze e Sichuan , ku jetojnë panda gjigante, si pjesë e "diplomacisë panda" të Kinës.