Spiropali ‘trondit’ gazetarët: Kemi arkëtuar në buxhet nga krimi 294 mln euro

E vënë përballë gazetarëve lidhur mbi pastrimin e parave dhe përgjimet e ‘Ndraghetas’. Ministrja për Shtetin, Elisa Spiropali ka dhënë një shifër stratosferike lidhur mbi paratë që buxheti I shtetit ka arkëtuar nga sekuestrimi I pasurive të grupeve kriminale që habitur edhe gazetarët në studio. Sipas Spiropalit nga Operacioni Forca e Ligjit janë sekuestruar 294 milion euro të cilat i kanë kaluar buxhetit të shtetit. Por kjo shifër është kundërshtuar nga gazetarët në studio  

Spiropali: Kjo është si të thuash a ju shqetëson ju që ka lloje të krimeve të ndryshme. Çdo lloj krimi shqetëson.

Policia e shtetit ka finalizuar 243 operacione si dhe ka goditur 73 grupe kriminale të organizuara.

Gazetarët: Ku e i keni këto shifra?

Spiropali. Janë 118 milion euro pasuri të sekuestruara vetëm gjatë viteve 2017-2020

Gazetarët: I keni arkëtuar paratë

Spiropali: Janë aty

Sa milon euro ishin arkëtuar deri në vitin 2013 nga qeveria që na quan sot mafiozë. Vetëm 1 milion euro.

Kurse ne kemi sekuestruar 294 milion euro.

Gazetarët: Ju keni futur në buxhetin e shtetit 294 milion euro?

Spiropali: Unë nuk premtoj se merrem me reale estate