Daja konfirmon afrimin e Ferhan Hasanit: Do i duhet kohë të përshtatet...

Partizani nuk mori më shumë se një barazim 1-1 ndaj Teutës, në ndeshjen e zhvilluar në “Niko Dovana”, duke humbur kështu mundësinë për t’iu afruar më shumë Vllaznisë kryesuese.

Pas përfundimit të ndeshjes, për “Gol pas Goli”, trajneri i të kuqve, Ilir Daja, ka konfirmuar se Ferhan Hasani do të jetë lojtari më i ri i Partizanit teksa më tej tha:

NDESHJA- Kemi bërë një ndeshje goxha të mirë në fillim, ku kaluam, edhe në avantazh. Në ato minuta që mbetëm me një lojtar më pak, kishim raste për të marrë fitoren,. Jam i kënaqur me pjesën e mentalitetit, pasi nuk u dorëzuar edhe pse me një lojtar më pak. Bënë atë që duhet të bëni edhe gjatë lojës. Bënë lojën me kombinacione dhe të dilnin te porta kundërshtare.

KUNDËRSULMI- Ne kishim ndërtuar fazën e mbrojtjes me presing ultra-ofensiv. Nëse nuk merrnim dot topin, do dilnim ta merrnim në mesfushë. Ekipi ishte pak më poshtë nga sa kishim kërkuar. Të brendshmit e humbën presingun dhe presionin. Kjo si pasojë se Teuta e rriti forcën sulmuese. Filloi të ndryshonte fazën e lojës me kombinacione,. Por nuk kishin shumë raste para porte, na rrezikuan vetëm nga goditjet standarte. Bardhi që mungonte është një lojtar që punon fortë në fazën e goditjeve standarte. Kështu e pësuam edhe të goli i Krasniqit.

SULMI- Nuk do thoja që kemi mangësi cilësie, pasi jemi sulmi më i mirë i dytë i kampionatit, pas Vllaznisë jemi ne që kemi shënuar më shumë gola. Pavarësisht se disa kanë ardhur nga goditjet standarte, tani kemi një potencial të shtuar, pasi edhe çinarit do e quaja si një afrim në merkato. Pavarësisht se është stërvitur, luajti vetëm në derbi. Do përforcohemi dhe me Zhunior, them se kemi potencial sulmi të mirë.

FERHAN HASANI- Sigurisht që dihen vlerta e tij, por natyrshëm do i duhet kohë për të rikuperuar atë mungesë që nuk ka luajtur. DO i duhet kohë për tu përshtatur me ekipin. Shpresoj që të kemi halle të tilla për zgjedhjet e shumta.

JOSA TE KUKËSI– Nuk më vjen mirë që bëhen shumë spostim e të roli i trajnerit. Nesër është X pasnesër një tjerët. Josa është një trajner vlerat e të cilit dihen, por në jemi të fokusuar vetëm te Partizani dhe kemi shumë pak ditë për të punuar për merkaton.