Pamje nga vendngjarja/ Shqiptari klinikisht i vdekur, detaje të reja nga atentati në Patra

Sipas informacionit të fundit nga Tempo24.neës, 27-vjeçari shqiptar i cili u qëllua këtë mbrëmje në Hagia Sophia është duke u trajtuar në intubim dhe është klinikisht i vdekur.

Sipas mediave vendase një person u plagos rëndë në mbrëmje në një incident në zonën e Hagia Sophia në Patra.

Në informacion thuhet se i plagosuri ishte brenda në veture.

Incidenti ndodhi në kryqëzimin Kourtesis.

Forca të forta policie janë në vendin e ngjarjes.

Ndërsa dy persona janë shpallur në kërkim për ngjarjen.

Sipas informacionit, i plagosuri është me kombësi shqiptare dhe gjendja e tij vlerësohet tejet kritike.

Sipas dëshmitarëve okularë, pesë të shtëna u qëlluan ndaj tij.