Covid-19/ Mbi 8 mijë e 500 raste të reja dhe 420 viktima në Itali

Në Itali janë regjistruar 8 561 raste të reja të koronavirusit në 143 116 testime të kryera në 24 orët e fundit, përkundër një dite më parë që kishte 11 629 infeksione të reja në 216,211 teste.

Gjithashtu autoritetet njoftuan se 420 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve, duke e rritur në 85 881 numrin e viktimave në vend që nga fillimi i pandemisë.

Në në njësitë e kujdesit intensiv ka 2 421 pacientë, 21 më shumë në 24 orët e fundit, në pavijone të zakonshëm ka 21 424, 115 më shumë në 24 orët e fundit.