VIDEO/ ‘Bubqi sërish nën ujë’/ Gazetari Kalaja nga terreni: Natë e tensionuar për banorët, dëmi kolosal

Gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja ka denoncuar nga terreni inekzistencën e shtetit mbi përmbytjet e ndodhura gjatë natës së mbrëmshme në fashtin Murqinë të Bubqit.

Duke shpërndarë një video ku dallohen hektarë të tëra nën ujë, Kalaja thekson se banorët kanë kaluar orë të tensionuara gjatë natës, ndërkohë që dëmi ekonomik është kolosal.

‘Sërish përmbytje në fashtin Murqinë të Bubqit. Banorët kanë kaluar orë të tensionuara gjatë natës. Janë prishur hektarë me tokë të mbjellura dhe dëmi ekonomik është kolosal për banorët!’, shkruan Kalaja në Facebook.