Shqiptari vrau kamarierin turk/ Gabimi i policisë, ja si gruaja e viktimës ra në gjurmët e autorit

Policia spanjolle ka vënë në pranga një shqiptar të kërkuar për vrasjen e një kamerieri në Gjermani. BILD raporton se riu shqiptar, i identifikuar si Mariglen M. ishte në arrati prej 17 muajsh, dhe është prangosur nga Policia në Spanjë.

35-vjeçari shqiptar dyshohet se ka qëlluar turkun Emrah K., 24 vjeç, mëngjesin e 7 gushtit 2019, duke e lënë të vdekur në trotuar. Prokurori i çështjes konfirmoi për BILD se 35 vjeçari është ekstraduar në Gjermani dhe do përballet me drejtësinë.

Fillimisht BILD raportoi se i riu ishte vënë në pranga në Shqipëri, por informacioni i marrë nuk ishte i saktë.

Historia e vrasjes së turkut nga shqiptari bëri shumë bujë në mediat gjermane, për shkak se kur forcat e rendit i dërguan gruas së turkut të ndjerë gjërat e tij personale, në zarf kishin shënuar aksidentalisht edhe emrin e vrasësit të dyshuar.

Gruaja e tij, Sonya K., u bë kurioze dhe nisi të hetojë personalisht, duke zbuluar se i dyshuari kryesor ishte larguar nga Gjermania. Më pas ajo pushtoi mediat duke bërë apel që ekzekutori i bashkëshortit të saj të prangosej.