VIDEO/ Iu shmang gazetarëve nga frika e pyetjeve për Ndraghetën, Veliaj harron biçikletën te PS-ja

Dosja ende e pazbardhur e përgjimeve të Antimafias italiane ndaj organizatës mafioze Ndragheta, mund t’iu hapë probleme Edi Ramës edhe Erion Veliajt, pasi të dy e kanë kyçur gojën dhe nuk pranojnë të flasin për skandalin.

Edhe ditën e sotme, Rama dhe Veliaj refuzuan t’u përgjigjen gazetarëve të cilët po qëndronin tek hyrja e selisë së PS.

Ndërkohë që Rama është larguar duke belbëzur vetëm “çfarë pyetje keni?" ndaj një kërkese të Muhamed Veliut, Veliaj ka ditur të jetë më qesharak si gjithmonë.

Nga sa u pa, ai ka vajtur në selinë e PS-së me biçikletë, por nga frika se duhet të japë një prononcim për gazetarët, kur ka dalë, ka zgjedhur derën e pasme, duke e harruar biçikletën tek dera e PS-së.

Gazetarja e SYRI TV Ambrozia Meta, ka publikuar një video në Facebook, ku biçikletën e braktisur është kujtuar ta marrë më pas një punonjës i bashkisë.