Po hiqte dekoret e zbukurimit, kush është punonjësi i bashkisë që u rrëzua nga vinçi

Një punonjës i Bashkisë së Korçës u plagos rëndë ditën e sotme pasi ra nga vinçi ndërsa ishte në krye të detyrës.

Pavli Dajko, punonjës i kësaj bashkie ishte duke punuar në vinç për heqjen e dekorimeve të Vitit të Ri, në zonën e pedonales në qytetin juglindor, në momentin që u rrëzua.

Nga informacionet paraprake raportohet se ka marrë dëmtime në trup, duke thyer këmbën.