‘Përgjimet e Ndragehta-s’/ Çollaku: Në Shqipëri mafia ka shtetin e vet! Kryeministri firmëtar...

I ftuar në ‘Intervista e Ditës’, në studiot e SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, ka qënë gazetari Basir Çollaku, i cili ka komentuar përgjimet e Antimafjas italiane në lidhje me përfshirjen e politikanëve shqiptarë me organizatën mafioze ndërkombëtare Ndrageta.

Ferko: Dosja voluminoze, me 1600 faqe, ku ditë pas dite dalin në ndritë fakte lidhir me këto përgjime, por ndalemi te zgjedhjet e 25 qershorit 2017, por një këndëveshtrim të përgjithshëm, çfarë tregon kjo dosje? Apo një dosje që diskutohet në nivelin mediatik dhe politik dhe ngelet aty, apo është ndryshe ky rast?

Çollaku: Ky rast është identifikimi i qartë, se në Shqipëri punon mafia dhe ne e marrim vesh kur na e tregon Antimafia. Degradimi dhe asgjesimi i institucioneve tona ndonëse mafia ndërkombëtare me një buxhet 15 herë sa buxheti i qeverisë shqiptare, ka vite që ka lëshuar rrënjë dhe ka konsoliduar në bordoro dhe listëpagesat e saj zyrtarë të larta dhe funksionarë publikë shqiptarë dhe ne rrimë dhe bëjmë sehir, kjo do të thotë që tashmë në Shqipëri mafia ka shtetin e vet, pra s'jemi një vend që ka organizata mafioze, por jemi modeli sesi mafia mund të privatizojë një shtet. Fatkeqësisht por faktet nuk të lënë vend për mendim ndryshe. Shtrirja e organizatës kriminale është në çdo institucion qoftë pushtet qëndror apo lokal dhe kjo është me prova me fakte me emra, nuk është teori.

Ekonomia e këtij vendi, investimet qofshin ato strategjike apo të zakonshme, kanë rënë në duar kriminale dhe nuk është çështje shakaje apo lajthitje, por është një platformë kriminale me regji qëndrore nga organizatat kriminale më të rrezikshme në planet, e cila e sheh Shqipërinë si një çiflig për të bërë ca para, duke paguar zyrtarët qeveritarë shqiptare, ‘zotërinjtë dhe zonjat 20 %’, që kanë pranuar të marin këto para të pista dhe ta nxjerrin vendin në ankand ndaj një organizate kriminale. Përgjimet janë konkrete me emra, janë njerëz afër kryetarit të bashkisë Tiranë, afër ministrave, qeverisë, afër kryeministrit afër Partisë Socialiste. Thonë ‘fituan miqtë tanë!’, s'mund të jenë miqtë e shqiptarëve, janë miq të mafiozëve.

Në raportet e fundit të vitit të kaluar, kemi pasur informacione se në vitin 2017-2018, se në Tiranë, në fushën e ndërtimit janë pastruar 2 miliard euro. Po 20 % e sekserit të Dubait? Vetëm me dy punë të publikuara nga këto raporte këta kanë futur në xhep nja 800 milion euro, fitojnë zgjedhjet në Evropë jo më në Shqipëri. Por kanë kriminalizuar institucionet, ku Bashkia Tiranë ka dhënë leje e këtyre grataçelave, ku një detaj nga ndryshimet ligjore, specifikojnë se leja jepet nga Kryetari i Bashkisë, por për të shkuar në disa kate më lartë, pra në 20 kate apo 25 kate në qendër të qytetit, këto leje jepen nga KRRT, pra nga kryeministri.

Normalisht që dosjen e fillon bashkia, por lejen e fundit dhe bakshishin e fundit e merr kryeministri.