VIDEO/ Armando Sadiku bashkohet me klubin e ri, mesazhi i parë për tifozët

Armando Sadiku i është bashkuar sot klubit të tij të ri, Bolivar. 29-vjeçari ka mbërritur ditën e sotme në La Paz të Bolivisë duke dërguar dhe një mesazh për tifozët bardhekaltër.

Ish-futbollisti i Erzurusporit përshëndeti në spanjisht tifozët e skuadrës më të titulluar të Bolivarit. Ai shpreson që të ketë sukses me ekipin e ri.

Mesazhi i Armando Sadikut si futbollist i Bolivarit

“Përshëndetje të gjithë tifozëve të Bolivarit! Jam Armando Sadiku, futbollisti i ri i Bolivarit. Jam shumë i lumtur që tani jam pjesë e kësaj familjeve dhe projekti të madh. Shpresoj që këtë vit të fitojmë sa më shumë! Shihemi së shpejti! Përpara, Bolivar!”.