‘Ndraghetën na e solli Basha’- Iriqi bisedon me Erion Veliajn

Iriqi:- Si ndjeheni pas publikimit të përgjimeve me mafiozët italianë?

Veliaj:- I tmerruar. Populli bën gallatë, po unë kam frikë. Se po të futi në rreth Ndragheta, je i mbaruar. Ndaj u jepja leje ndërtimi, tendera e ç’të donin. Vetëm t’i largoja.

Iriqi:- Ama flitet se merrje edhe ti 20%?

Veliaj:- Nuk i merrja. Kurrë nuk do prekja lekët e popullit. Po ata m’i sillnin në zyrë dhe më vendosnin pistoletën te koka. Merri ose të vramë. Ja, kështu. Çfarë të bëja? Dhe i merrja. Po disa herë më ka shpëtuar shurra.

Iriqi:- Pse?

Veliaj:- Se për një lejë grataçele më sollën 30%. Sa kundërshtova, më vunë ngjitës te goja e më hoqën pantallonat. Po u laga ndaj nuk m’i hoqën. Donin të më hidhnin lakuriq nga dritarja. S’kisha ç’bëja, ua pranova 30%. Qe thes i madh, po fat që kam shofer e bodigard.

Iriqi:- Pra fajin e ka Mafia, po thua. Po SPAK si mendon?

Veliaj:- SPAK është krijim i Ramës për zullumet tona. Sa të jemi ne në pushtet, e di SPAK-u rolin.

Iriqi:- Çfarë roli?

Veliaj:- Si presidenti. Do ndajë dekorata për ne.

Iriqi:- Po minarja e xhamisë po rrëzohet. A e di?

Veliaj:- Si nuk e di. Ndaj po e ngre kullën ngjitur me 30 kate. Në katin sipër i kemi prenotuar hoxhës një ballkon. Të dalë atje e ta lëshojë zërin deri në Durrës.

Iriqi:- Pra çdo gjë ok?

Veliaj:- Jo ok. Se po dalin fakte që Luli na i solli në zyrë mafiozët. Do ia çjerrim maskën. Nuk do lejojmë që miqtë e tij të na detyrojnë me kobure te koka të marrim 20% të parave të kullave. Se janë lekë të popullit që po ikën nga atdheu për një çapë bukë. Janë djersa e tij që Luli me detyrim mafioz po na i fut në xhep ne. Ama ta dijë që te 30% nuk do na shtyjë. Se do i nxjerrim gjoksin Ndraghetës.