Meta: Ndal largimit të trurit, Shqipëria ka sot nevojë për shpresë dhe besim!

Presidenti Ilir Meta ka bërë një thirrje të fortë publike për ta ndalur emigrimin e intelektualëve, pasi shifrat e fundit dëshmuan se në veçanti të sapodipluarit në fushat ku vendi ka më shumë nevojë, si në mjekësi, ekonomi e pedagogji, synojnë të largohen në masë.

“Ndal largimit të trurit. Më shumë se kurrë, Shqipëria ka sot nevojë për shpresë dhe besim”, shkroi Meta në Fb.

“Nga Shqipëria duan të largohen 92% e studentëve për mjekësi, 79% e studentëve për ekonomi, 64% e studentëve për pedagogji – vërejti Presidenti dhe përsëriti thirrjen: “Rinia ka nevojë për shpresë dhe besim!”.