Kosovarja e rrëmbyer arrin të arratiset, Policia arreston dhunuesin

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Klinë, si rrëmbyesin e një gruaje dhe ndaj së cilës ai kishte ushtruar edhe dhunë fizike.

Sipas njoftimit nga Policia, viktima kishte arritur që të arratisej prej tij dhe të njoftonte Policinë.

Policia tha se viktimës iu dha ndihmë mjekësore dhe në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili vendosi që pas  marrjes në pyetje, i dyshuari të dërgohej në paraburgim.