Merr flakë banesa, shpëtojnë mrekullisht çifti i bashkëshortëve

Një zjarr në një banesë në lagjen “8 Shkurti” në Fier për pak sa nuk i kushtoi shtrenjtë një çifti nga ky qytet.

Zjarri u shkaktua nga një qiri, njofton Policia. Fatmirësisht, çifti i bashkëshortëve ka shpëtuar, ndërkohë zjarri thuajse e ka shkrumbuar banesën.

Njoftimi i Policisë

Sot rreth orës 09:40, në lagjen “8 Shkurti” në katin e parë të një pallati, në banesën e shtetasit Ll. Xh., 76 vjeç, si pasojë e një qeriu të ndezur, ka marë flakë tapeti dhe janë djegur disa orendi. Nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.