Mjekja pediatre: Nuk do të vizitoj asnjë fëmijë që nuk e merr….

Vaksina anti-COVID është me dëshirë, jo me detyrim thotë doktoresha e fëmijëve, mjekja pediatre, Alketa Hoxha.

Në një intervistë për “Top Albania Radio”, mjekja u shpreh se vaksina është me dëshirë, por vetë si pediatre nuk do të merrte përsipër asnjë fëmijë për ta vizituar nëse nuk do të jetë i vaksinuar.

Ngjarjet e fundit politiko-sociale kanë dhënë dritën jeshile ndaj vaksinës së shumëpritur të COVID-19, por kura ndaj virusit ka hasur polemika nga shumë persona  të cilët refuzojnë të vaksinohen. Por ajo që duhet të mendojmë është se çfarë duhet bërë me fëmijët apo foshnjat e porsalindura.

“Unë do të deklaroj këtu që nuk do të pranoj të vizitoj kurrë një fëmijë, i cili nuk vaksinohet. Sepse në momentin që ky fëmijë i pa vaksinuar vjen për vizitë tek unë, aty mund të kem një fëmijë, që larg qoftë të ketë një sëmundje si leucemi ose ndonjë sëmundje tjetër që është problematike te fëmijët. Atëherë, ky fëmijë që mezi ka shpëtuar nga sëmundja bazë, të marrë një virozë apo një sëmundje të fëmijës tjetër që s’është vaksinuar, kjo është fatale… është vdekjeprurëse. Vaksinimi nuk është përgjegjsi vetëm vetjake, por është përgjegjsi për tërë botën. Fatin e botës e kemi ne në dorë”, tha Alketa Hoxha.