Godet në kokë të miturin, arrestohet 19 vjeçari ne Fier

Një 19 vjeçar është arrestuar nga policia në Fier pasi pas një sherri ka goditur me sende të forta një 13 vjeçar.

Shtetasi i mitur ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. R., 19 vjeç, banues në Strum, Roskovec.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë pasdites së djeshme, në fshatin Strum, është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me shtetasin e mitur Sh. M., 13 vjeç, banues në Strum, Roskovec, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në kokë.

Shtetasi i mitur ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet i kalouan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje".