Lumi Ishëm përmbyt fshatra në Fushë Krujë, dherat bllokojnë rrugët në Gjirokastër

Si pasojë e reshjeve të shiut që kanë rënë gjatë natës, lumi Ishëm ka dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje në disa fshatra të Fushë Krujës. Uji ka arritur disa centimetra lartësi në fshatrat Bilaj, Mallkuç dhe Murqinë.

Po ashtu probleme paraqiten edhe në Gjirokastër, në vendin e quajtur Ura e Lumit, njofton Faxweb, e cila është përmbytur si pasojë e reshjeve me intesitet të lartë.

Kjo ka bërëqë në këtë aks të rrugës nacionale të bëhet i pamundur kalimi i mjeteve të vogla, ndërsa vështirësi paraqiten dhe për qarkullimin e mjeteve të larta.

Po ashtu në të gjithë qarkun e Gjirokastrës raportohen për rrëshqitje dherash.