FOTO+EMRI/ Aksident i rëndë në Korçë, një i vdekur, ikën shoferi

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Korçë-Pogradec.

Pranë fshatit Buçimas, një makinë ka përplasur 48-vjeçarin Pajtim Gjyli që po ecte anash rrugës.

Fatkeqësisht mësohet se Gjyli ka humbur jetën.

Ndërkaq, shoferi ka vendosur që të arratiset duke lënë në vendin e ngjarjes viktimën.

Policia ka nisur hetimet për të kapur shoferin.

Policia e Pogradecit/ Informacion paraprak

Më datë 24.01.2021, rreth orës 21:40, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Buçimas, Pogradec, një automjet dyshohet se ka aksidentuar këmbësorin shtetasin P. Gj., rreth 48 vjeç, banues në Pogradec, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të saj.