Bëri pritje shpëtimtare, Koeman: Jemi me fat që kemi Ter Stegenin

Pas fitores ndaj Elches, trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman nuk ka kursyer elozhet ndaj portierit Marc-Andrea Ter Stegen. Gjermani bëri disa pritje të bukura në fitoren 0 – 2 kundër Elches.

“Kishin vetëm një shans shkaku i gabimit të mbrojtjes, por Ter Stegen është i mirë një kundër një. Jemi me fat që kemi njw portier si Ter Stegen. Rrezikuam shumë dhe mund të na barazonin”, u shpreh Koeman.

Barcelona momentalisht renditët në vendin e 3-të në La Liga.