'Dashuri e vërtetë dhe shumë seks', Angela tregon sekretin për një marrëdhënie të shëndetshme

Modelja Angela Martini është e martuar me Dragos Savoulescu, prej dy vitesh.

Martesa e tyre erdhi krejt papritur e po ashtu nuk ishte fare e zakonshme nga ato që jemi mësuar të shohim.

Kudo ata janë shfaqur të lumtur bashkë dhe Angela sapo ka zbuluar sekretin e një marrëdhënie të shëndetshme në çift.

Angela i është përgjigjur një pyetje që i ka bërë një ndjekës në Instagram.

“Cili është çelësi i suksesit në një lidhje dashurie”?

Modelja është përgjigjur “Dashuri e vërtetë dhe shumë seks”.