Surpriza e javës së 16-të/ Vllaznia ndalet në barazim përballë Kastriotit

Është mbyllur në barazim pa gola sfida mes Vllaznisë dhe Kastriotit e zhvilluar në “Loro Boriçi”.

Pas 3 fitoreve radhazi, skuadra e Thomas Brdariç ka bërë një hap fals në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Kategorinë Superiore.

Pavarësisht përpjekjeve kuqeblutë, nuk arritën të mposhtnin portierin Isli Hidi, kjo padyshim edhe për meritë të këtij të fundit.

Vlen të theksohet lufta e ashpër sportive në fushën e lojës, teksa Kastrioti e mbylli me 10 lojtarë ndeshjen pas ndërhyrjes së ashpër nga mbrapa ndaj Da Silvës.