‘Benz-i’ përplaset me ambulancën, 4 të plagosur, 2 rëndë

Një aksident është regjistruar këtë të dielë në vendin e njohur si ‘Bishti i Zhurit’ në Rrogozhinë.

Një autoambulancë është përplasur me një mjet tip ‘Benz’, dhe për pasojë katër persona kanë mbetur të plagosur.

Burime bëjnë me dije se dy prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.