Precedentët e mëparshëm/ Pse nuk reagon Rama për përgjimet e Ndragheta-s

Përgjimet e NDRAGHETA-s kanë tronditur opinionin publik për terrenin që gjen mafia italiane në Shqipëri duke korruptuat zyrtarët e lartë deri tek ministra apo kryetarë bashkie.

Në akuza e debat janë përfshirë thuajse të gjithë aktorët politik, veç kryeministrit Edi Rama, i cili duket se po shmang komentin për akuzat e ngritura ndaj kryebashkuiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Kur kanë kaluar rreth 72 orë nga publikimi i përgjimeve, në të cilat mafiozët e Ndraghetas flasin për leje ndërtimi në Tiranë në këmbim të 20 përqindëshit, kryeministri Edi Rama ka preferuar të qëndrojë i heshtuar.

Të paktën, deri mesditën e kësaj të diele, kryeministri nuk ka dhënë asnjë koment për atë që konsiderohet si përfshirje e mundshme e Erion Veliajt në pazare me klanin mafioz italian.

Ai nuk ka sajuar asnjë takim rutinor për të dhënë mbështetjen e tij për Veliajn dhe as ndonjë ‘komunikim në rrjete sociale me miqtë e tij të rremë virtualë.

Rama nuk e ka për herë të parë që rri i heshtur para furtunës. Këtë gjë e ka bërë në vitin 2014 me Shpëtim Gjikën dhe në vitit 2017 me Saimir Tahirin.

 Një vit pasi mori mandatin e parë, Edi Rama u paraqit si i befasuar nga kërkesa e prokurorisë për arrestimin e Shpëtim Gjikës, njeriut më të rëndësishëm të socialistëve në zonën e Jugut.

 Rama qëndroi i heshtur gjatë kohës që Gjika ishte nën hetim. Kur prokurorët prenë fletën e arrestit, kryeministri u shfaq me një qëndrim shoqëruar me nota të sajuara emocionale.

‘Shpëtim Gjika është miku im, por akuza e prokurorisë është e rëndë’, u shpreh Rama në një mbledhje të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, pak orë pasi ishte lëshuar urdhëri i arrestit për kryebashkiakun e Vlorës.

Tre vjet më vonë, në vitin 2017, Rama njëlloi qëndroi i heshtur për shumë orë, duke lënë opinionin publik të përtypte mirë akuzat që vinin nga përtej detit, ku ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, rezultonte në bisedat e klanit kriminal Habilaj.

Në momentin që prokuroria për Krime të Rënda kërkoi nga Parlamenti autorizimin për arrestimin e Tahirit, Rama u shfaq sërish me fjalimet patetike, mbushur me një emicion të shtirur.

 ‘Nuk jemi aspak një familje e përsosur, pa probleme e drunj të shtrembër’, u shpreh Rama në një status në rrjete sociale, duke iu referuar Saimir Tahirit.

Për shumëkënd që lexon lëvizjet politike në Shqipëri, sjelljet e Ramës me Shpëtim Gjikën dhe Saimir Tahirin ishin tipike të asaj që konsiderohet si ‘shitje politike’.

Natyrisht, Rama, nëpërmjet mekanizmave të tij, nuk lejoi që Tahiri dhe Gjika të qëndronin pas hekurave.

Por, gjithësesi, u arrit një qëllim tjetër-tashmë Gjika dhe Tahiri e shohin politikën nga larg. Ata nuk përbëjnë asnjë rrezik për pushtetin e Edi Ramës.

/SYRI TV