VIDEO/ Vjen reagimi i shpejtë i Man United, barazon rezultatin ndaj Liverpoolit

Manchester Unitedi ka barazuar rezultatin në sfidën kundër Liverpoolit e vlefshme për raundin e katërt të FA Cup që po zhvillohet në “Old Trafford”.

Në minutën e 26’ Mason Greenwood shënoi për 1-1. Sulmuesi anglez e mposhti Alisonin me një goditje me të djathtën pas një kundërsulmi të shpejtë të “Djajve të Kuq”.

Fituesi i këtij takimi kalon në rrethin e pestë ku e pret West Ham.