Vrasje me kallashnikov në Durrës

Një vrasje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës.

Një i ri është i ri është qëlluar me armë, duke ndërruar jetë në spital.

Policia Durrës/ Informacion paraprak

Më datë 24.01.2021, në orën 17: 20, në lagjen nr.16, Durrës, pas një konflikti të çastit dyshohet se është plagosur, me armë zjarri shtetasi J. B., 32 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa shtetas të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes.

Nga ana e Policisë janë ngritur disa pika kontrrolli dhe po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.