Shqipja nuk e ka ndërmend të ndalet: Tea dhe Bearti janë të lidhur

Ish konkurrentja e ‘Përputhen’, Shqipja, duket se nuk ka ndërmend të ndalet.

Që pas përjashtimit të saj nga programi, ajo nuk i ka kursyer akuzat drejt konkurrentëve të tjerë.

Edhe këtë herë ajo ka ‘sulmuar’ Tean teksa e akuzon atë se është e lidhur me Beartin.

Ajo postoi një foto ku Tea shfaqej e veshur me një bluzë me dizanj ushtarak dhe shkroi: "Tea shkove e more ti në Kosovë apo erdhën ta sollën. Dhe ti e di mirë për çfarë bëhet fjalë."

Dhe jo vetëm kaq! Pasi, Shqipja në postimin e radhës tregon se trikoja është e Beartit dhe se ky i fundit dhe Tea janë çift.

‘Për këdo që ka dyshime çifti i vërtetë prapa skenave, por nuk dua të nxjerr foto private”, ka shkruar Shqipja duke paralajmëruar se ajo disponon edhe materiale të tjera të cilat do t’i publikojë më vonë.