Një tjetër rekord nga Freestyle i Don Xhon

Freestyle i reperit shqiptar, Don Xhon, është kthyer së fundmi në 'mbretin' e rrjetit social TikTok.

 ‘Make a pose’ është bërë viral në TikTok në të gjithë botë.

Por sfida me ‘Make a pose’ u publikua edhe në profilin e DonXhon në TikTok dhe vetëm për një kohë të shkurtër ka arritur të mbledh tre milionë shikime.

Dhe gëzimin për këtë arritje të tij, reperi e ndau me ndjekësit teksa shkroi në InstaStory “3 milionë në TikTok, gëzuar për mua”.