Zyrtare/ Humbja e fundit fatale, klubi gjerman shkarkon trajnerin dhe drejtorin sportiv

Humbja 4-1 në shtëpi e Hertha Berlin ndaj Ëeder Bremen, ka trazuar ujërat në klubin e kryeqytetit gjerman.

Drejtuesi e skuadrës berlineze kanë vendosur të shkarkojnë trajnerin Bruno Labbadia dhe drejtorin sportiv Michael Preetz.

“Pas rezultateve zhgënjyese në javët e fundit, drejtuesit vendosën, të shkarkojnë trajnerin Bruno Labbadia dhe drejtorin sportiv Michael Preetz”, leXohej në deklaratën e klubit gjerman.

Aktualisht klubi pozicionohet në vendin e 14 të renditjes në Bundesligë dhe ka fituar vetëm një nga 8 ndeshjet e fundit të kampionatit gjerman, teksa edhe këtë sezon do të duhet të luftojë shumë për mbijetesën.