Fernando Llorente te Udinese, marrëveshja në parim është gjetur

Sulmuesi spanjoll Fernando Llorente iu bashkua Napolit në verën e 2019-ës me parametra zero, pasi i kishte përfunduar kontrata me Tottenham. Mirëpo 35 vjeçari në këtë merkato pritet të largohet edhe nga napolitanët, pasi nuk po gjen hapësira aktivizimi.

Llorente pritet që të firmos me skuadrën e Udineses. Një marrëveshje në parim është arritur mes palëve.

Sipas “Tuttosport” , pas ndeshjes kundër Verona sulmuesi spanjoll mund të mos kthehet në Napoli me pjesën tjetër të skuadrës. Ka të ngjarë që futbollisti të qëndrojë në Verona dhe të shkojë direkt nga atje për në Udine.