Aktivisti: Ryshfeti për Veliajn ka shkuar në 600 milionë euro

Gjatë epokës Veliaj, në Tiranë  janë dhënë diku tek rreth 4 milionë m2 leje ndërtimi. Leje ndërtimi shtetërore janë rreth 1 milion m2.

Leje ndërtimi për përdorim privat janë rreth 3 milionë m2.

Me çmim shitjeje mesatarisht 1.000 €/m2, vlera totale shkon diku tek 3 miliardë €.

20% e 3 miliardë € i thonë 600 milionë Euro.

Dmth, nëse shqiptari i kohës së Neandertalit do të kishte filluar punë me 500 €/muaj pagë neto që në atë kohë, sot, do t'i duheshin dhe 60.000 vjet të tjera punë, që të arrinte shifrën që Kryepema e pyllit orbital i ka fituar për 6 vjet (dhe këto vetëm nga lejet e ndërtimit, s'po flasim për të tjerat..)

E frikshme!!!