Duma-Veliajt: Buratini i Ramës...Nuk shpëton dot, askush s’na ndalon të themi të vërtetën

Përgjimet e antimafjes italiane në lidhje me aktivitetin e “Ndraghetas” në Shqipëri, kanë përshkallëzuar luftën politike mes Partisë Demokratike dhe Erion Veliajt, i implikuar me këto kompani italiane. 

Pas denoncimit të ish deputetes demokrate Grida Duma, Erjon Veliaj ka thënë se do e hedhi në gjyq për shipfje, por ka ardhur edhe reagimi nga ana e saj.

Duke e quajtur ‘buratini i Ramës, i kapur kokë e këmbë’, ish deputetja e PD-së, Duma, në një postim në Fecebook, shkruan se asnjë mjet nuk do i ndalojë që të kërkojnë të vërtetën.

Sipas Dumës, në 25 prill do i japim shqiptarëve një qeveri që kujdeset për ta.

Postimi i plotë i Grida Dumës:

Buratini i Ramës është i kapur kokë e këmbë!

Asnjë mjet nuk do më ndalojë mua, Partinë Demokratike të luftojmë për të vërtetën!

Askush nuk do të na ndalojë të themi të vërtetën dhe në 25 prill ti japim shqiptarëve një qeveri që kujdeset për ta.

Bashkëngjitur shikoni gjyqin të fituar me Veliaj për shpifje, kur denoncuam të tjera shkelje dhe abuzime te tij me taksat e shqiptarëve.