Basha: Më 25 prill alternativa është fare e qartë, o Shqipëria pra shqiptarët, familjet, fëmijët e tyre, o Edi Rama!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga emisioni ‘Kjo Javë’ me gazetaren Nisida Tufa, u shpreh ndër të tjera se më 25 prill alternativa është e qartë, o shqiptarët dhe fëmijët e tyre, o Edi Rama.

Lulzim Basha: 25 prilli do të jetë dita kur shqiptarët do të dalin masivisht për të votuar sepse alternativa është fare e qartë, o Shqipëria pra shqiptarët, familjet e tyre, fëmijët e tyre o Edi Rama, nuk ka alternativë tjetër. Në fortë se është Edi Rama atëherë Shqipëria merr fund, Shqipëria zbrazet dhe shqiptarët janë të mençur, shqiptarët janë të vendosur, të gjithë, të gjithë, përfshirë edhe socialistët e zhgënjyer. Ndaj 25 prilli nuk do të jetë dita e Edi Ramës do të jetë dita e Shqipërisë do te jetë dita e shqiptarëve.

Nisida Tufa: Po për elektoratin gri si do ta thithni zoti Basha, atë të pavendosurin, ndikoi edhe pjesa e pandemisë edhe nuk..

Lulzim Basha: Unë nuk e ndaj elektoratin, në këtë pikëpamje nuk e ndaj elektoratin, në këtë pikëpamje që sapo ju thashë nuk e ndaj elektoratin sepse njësoj si socialistët apo demokratë kanë vuajtur edhe ata. Natyrisht shpresa, besimi, pritshmëria është që qeveria që do të dalë nga vota e 25 prillit, jo thjesht të bëjë rrotacionin politik por të sjellë ndryshim total në mënyrën e qeverisjes së vendit, dhe këtë do të mundësoj unë, ekipi im dhe programi im.