Lajm i mirë për Pirlo-n, shërohet nga koronavirusi edhe një tjetër lojtar i Juventus

Një lajm shumë i mirë ka ardhur sot në kapin e Juventusit.  Pas Juan Cuadrado-s edhe Matthijs de Ligt është shëruar nga Covid-19 dhe është i gatshëm që tani për skuadrën torineze dhe Pirlo ka vendosur ta grumbullojë për ndeshjen e nesërme në Serie-A ndaj Bolonjës.

Lajmin e mirë e jep vetë klubi italian, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku bën me dije se mbrojtësi holandez ka dalë negativ në testin e kryer ditën e sotme dhe është i gatshëm për skuadrën.

De Ligt ishte testuar pozitiv në 8 janar pas ndeshjes së Serie A kundër Milanit. Pozitivë ende është Alex Sandro.