Prishtina fiton Superkupën e Kosovës, mposht Dritën në finalen e luajtur në Antalia

Është zhvilluar sot në Antalia të Turqisë finalja e Superkupës së Kosovës, trofe që u diskutua mes Dritës kampione në fuqi dhe Prishtinës fituese të Digitalb Kupës, ndërsa triumfues ishin pikërisht kryeqytetasit me rezultatin 1-3.

Kjo është hera e parë që një finale e këtij lloji luhet jashtë Kosove dhe pikërisht në Antalia, ku dy skuadrat po kryejnë edhe fazën përgatitore, ndërsa 90-minutëshi ishte i luftuar dhe spektakolar.

Zyba kaloi në avantazh Prishtinën që në minutën e dytë, ndërsa reagimi i Dritës ishte i menjëhershëm, pasi Kastriot Rexha riktheu baraspeshën në minutën e 4-t.

Në minutën e 22-të Prishtina fitoi një penallti, të cilën e ekzekutoi saktë Krasniqi dhe u dha avantazhin kryeqytetasve, ndërsa në shtesë (93’) ishte Shillova që vulosi suksesin 3-1.