Përgjimet e Ndraghetës/ Meta: Problemi i pastrimit të parave është i njohur, duhet hetim

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me përgjimet e autoriteteve italiane për dosjen e grupit mafioz ‘Ndrangheta’ ku përfshihen edhe politikanë shqiptarë, duke thënë se gjithçka lidhet me Shqipërinë, duhet të hetohet nga institucionet vendase.

Pyetje: Në lidhje me mediat italiane lidhur me përgjimet ku përfshihen disa zyrtarë të lartë shqiptarë. mendoni se SPAK duhet të nisë hetimet.

Meta: Problemi i pastrimit të parave është i njohur nga të gjithë dhe i konfirmuar nga shumë institucione ndërkombëtare të cilat bëjnë vlerësimin apo kategorizimin e vendeve në këtë drejtim dhe të gjitha çështjet që i referohen zhvillimit më të fundit në Itali për gjithçka që ka të bëjë me Shqipërinë duhet të ndiqet edhe nga institucionet tona.