Ish-mbrojtësi i Arsenalit drejt Lazios, Tare e merr me parametra zero

Sokratis Papastadopulos pritet të jetë afrimi i ri i Lazios në këtë merkato të janarit.

Mbrojtësi grek ndërpreu kontratën e tij me Arsenalin dhe tani është një futbollist i lirë për të zgjedhur skuadrën e tij të ardhshme.

Në gjurmët e futbollistit janë vënë dy skuadra italiane, Genoa dhe Lazio.

Megjithatë skuadra kryeqytetase është e avantazhuar dhe sipas “La Gazzetta dello Sport” shumë shpejt pritet të mbyllet marrëveshja përfundimtare.

Një tjetër goditje me parametër zero kjo e drejtorit sportiv, Igli Tare, i cili shquhet për afrime të goditura, që kanë tërhequr vëmendjen të Lazio në këto vite.