Shpërthim me eksploziv makinës, brenda garazhit të një pallati në Tiranë

Mëngjesin e sotëm në Tiranë, rreth orës 7:40, në fshatin Qesarakë ka shpërthyer me eksploziv një makinë e parkuar brenda garazhit të një pallati. Policia tha se makina është në pronësi të shtetasit S.N.

"Në rrethana të paqarta dyshohet  se ka shpërthyer si pasojë e lëndës plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale," thuhet në njoftimin zyrtar.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.