Maqedoni e Veriut/ 14 viktima dhe 307 raste të reja me Covid-19

Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bën me dije se janë realizuar 1854 testime për Covid-19, prej të cilëve 307 raste kanë rezultuar pozitivë.

Gjithashtu autoritetet shëndetësore raportojnë se kanë humbur jetën 14 pacientë, ndërsa 658 pacientë janë shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 90.124, prej të cilëve 76.045 janë shëruar, ndërsa 2.768 kanë ndërruar jetë.