Eugent Bushpepa dhe Beatrix Ramosaj në një lidhje dashurie? Reagon për herë të parë këngëtarja

Pak javë më parë, këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj u kthye me një këngë të re pas 3 vitesh shkëputjeje nga muzika.

Vëmendjen e të gjithëve e mori prania e Eugent Bushpepës në videoklip dhe skenat e nxehta mes tyre.

Dhe menjëherë nisën dyshimet se ata janë në një lidhje dashurie.

Së fundmi, ka reaguar vetë Beatrix, e cila deri tani kishte qëndruar në heshtje. Sipas Iconstyle, ajo është pyetur nga moderatorja Luana Vjollca lidhur me raportin e saj me Gentin dhe ka mohuar çdo lidhje romantike mes tyre, duke u shprehur se janë shokë të ngushtë. Për më tepër ka thënë edhe se është single.