Covid-19/ Ulet numri i viktimave dhe rasteve të reja në Itali

Në Itali janë regjistruar 13633 raste të reja me koronavirus nga 264728 teste që u bënë në 24 orët e fundit, ndërsa dje shin 14078 të infektuar nga 267567 tamponë.

Gjithashtu janë regjistruar 472 vdekje, ndërsa dje ishin 521.

Deri tani, që nga fillimi i pandemisë në Itali janë shënuar 84674 viktima.