Lajm i mirë për Gattuso-n, futbollisti shërohet plotësisht nga Covid-19

Më në fund dritë në fund të tunelit për sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen, i  cili ka qenë jashtë  fushave për më shumë se dy muaj, fillimisht për shkak të dëmtimit dhe më pas për shkak të koronavirus.

Klubi i Napolit përmes një postimi në faqen zyrtare, ka bërë të ditur se futbollisti nigerian është shëruar plotësisht nga Covid-19 dhe do të jetë në dispozicion të skuadrës duke filluar nga nesër.