Zyrtare/ Futbollisti shqiptar largohet nga Lazio, huazohet te skuadra e Serie-B

Lazio ka preferuar ta huazojë sërish Riza Durmishi. Pas eksperiencës në Francë te Nice, futbollisti me origjinë shqiptare do ta vazhdojë karrierën e tij në Serie-B tek skuadra e Salernitanës.

Lajmi është konfirmuar nga klubi italiane përmes një postimi në faqen zyrtare, ku njofton se 27 vjeçari do të jetë i huazuar deri në fund të sezonit te skuadra e Salernitanës.