Zyrtare/ Kukësi firmos me mbrojtësin e kombëtares së Lituanisë

Rolandas Baravykas e?shte? zyrtarisht futbollist i Kuke?sit. Mbrojtësi lituanez ka firmosur ditën e sotme me klubin verilindor deri në verën e vitit 2022.

Mbrojtësi 25-vjeçar vjen nga kampionati qipriot i futbollit dhe është prezantuar sot në zyrat e klubit, teksa do të bashkohet menjëherë me ekipin në stërvitje.

Baravykas është njëkohësisht edhe futbollist i kombëtares lituaneze, me të cilën është aktivizuar në 20 ndeshje e ka shënuar 1 gol.

Ai ishte në “Air Albania” edhe në ndeshjen që kombëtarja shqiptare luajti ndaj Lituanisë, por për arsye shëndetësore nuk u aktivizua.

Mbrojtësi lituanez ka luajtur me ekipe si Altantas e Zalgiris, ndërsa së fundmi është aktivizuar me ekipin e Nea Salamis në Qipro.