Lëkundje të forta tërmeti në ishullin grek

Një tërmet me madhësi 4.6 tronditi sot ishullin grek të Kasos, njoftoi sot Instituti i Gjeodinamikës së Athinës.

Epiqendra u raportua 49 kilometra në veriperëndim të Kasos në Detin Egje dhe 357 kilometra në juglindje të Athinës.

Tani për tani, nuk ka të dhëna për viktima njerëzore ose dëme materiale.