Basha poston VIDEON: Kostoja e jetesës vetëm është rritur, Rama duhet të largohet

Kreu i opozitës ka publikuar një video në faqen e tij në Facebook, ku ka renditur dështimet e Edi Ramës.

Sipas kreut e PD-së, Rama duhet të largohet pasi në 8 vite kostoja e jetesës vetëm është rritur.

Postimi i kreut të PD, Lulzim Basha:

Pas 8 viteve të dështimit të Ramës, pasi kostoja e jetesës është rritur dita-ditës, ka ardhur koha për ndryshim.

Rama duhet të largohet, dhe ne do të sjellim një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.