Image

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Kim Kardashian publikon foton nga pushimet por fansat reagojnë ashpër

Një foto e publikuar së fundmi, nga Kim Kardashian, është kthyer në një temë diskutimi për ndjekësit.

Kim psotoi një foto ku shfaqej duke shijuar pushimet teksa shkruante: Kjo është më shumë se jeta, kjo është parajsë.

E me sa duket, ishte pikërisht përshkrimi ai që ndezi debatin tek ndjekësit, të cilët reaguan ashpër ndaj saj.

Disa nga ata e quajtën shumë të palogjikshëm faktin që Kim ndihet si në parajsë ndërkohë që Amerika është duke shënuar rekord të madh nga virusi Covid-19.

“Kjo është më shumë se vetë jeta, kjo është parajsë”-shkruan Kim Kardashian në foton e fundit të publikuar në rrjete sociale, ku shfaqet duke shijuar pushimet.

Mirëpo përshkrimi që i ka vendosur fotos ka sjellë reagime të ashpra nga ndjekësit, të cilët e quajnë të palogjikshme faktin që Kim ndihet si në parajsë në një kohë që në SHBA ëshët shënuar rekord viktimash nga virusi.

“Jemi në pandemi Kim”- i rikujton një komentuese .

“Mund të jetë parajsë për ty, por jo për 400 mijë të vdekur nga Covidi”- i shkruan një tjetër.

“Je në parajsë? Në rregull, por kjo është shumë mosrespektuese nga ana jote në një kohë që bota është në pandemi”-shkruan një komentues tjetër.

Mirëpo, Kim me sa duket, ka zgjehdur të injorojë çdo koment negative, duke mos ju përgjigjur asnjërit prej tyre.

View this post on Instagram

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian)