Lëvizje në Policinë e Elbasanit, ja kush është shefi i ri i krimeve

Ndryshime në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, ku në krye të sektorit të krimeve është vendosur Faik Ruko. Sokol Novaku i cili mbante derimë tani këtë post është transferuar në Gramsh, në të njëjtin pozicion, veçse në një qytet me shumë herë më pak banorë.

Elbasani është një prej qyteteve më të goditura nga krimi i organizuar dhe përplasja mes bandave, ku vetëm në vitet e fundit janë vrarë dhjetra persona e shumica e ngjarjeve kanë mbetur pa autorë.